Lin vazhdon të shkëlqejë për Knicks

New York Knicks ka shënuar një mori trepikëshash në çerekun e katër të ndeshjes për të mposhtur para publikut vendas kampionin në fuqi të NBA-së, Dallas Mavericks, me rezultat 104-97.
Steve Novak shënoi 14 nga 15 pikët e para të New York në çerekun e katërt, përfshirë katër trepikësha.

Jeremy Lin ishte më i miri te Knicks me 28 pikë dhe 14 kërcime, derisa lider i Dallas dhe i ndeshjes ishte Dirk Nowitzki, me 34 pikë.