Francezi arriti në ditën e fundit të afatit kalimtar dimëror dhe një ditë më pas shënoi golin e parë të tij për klubin, pas vetëm 12 minutash lojë në barazimin 2-2 kundër Aston Villas.
“Mendoj se ai ishte i shkëlqyeshëm, mendoj se çdokush e kupton se pse doja ta sjell atë në klub. Mendoj se ai ishte i mprehtë, ai ishte inteligjent gjatë lëvizjeve të tij dhe tregoi fuqinë dhe ritmin të cilin të gjithë e dimë se ai e ka dhe një përfundim të mirë po ashtu”.
“Ai do të jetë vital për ne pasi kjo është diçka të cilën nuk e kemi pasur në klub më herët sa i takon kualitetit dhe fuqisë së tij dhe aftësive të tij teknike, andaj ne do të përfitojmë nga tash deri në fund të sezonit”, ka thënë Hughes.