“Xherdan Shaqiri me inteligjencën e tij dhe driblimet e tij fantastike sigurisht se do të na e forcojë skuadrën. Unë e kam vështruar atë që një kohë të gjatë dhe vërtet jam ndarë i impresionuar. Ai mund të jetë lojtar shumë i rëndësishëm për Bayernin”, theksoi Heynckes.
Shaqiri nënshkroi me gjigantin bavarez një kontratë katërvjeçare në një operacion që i kushtoi Bayernit të Munichut rreth 12 milionë euro, kurse Heynckes pritet të ketë problem me shqiptarin, i cili do të paraqitet në 1/8-ën e finales së Ligës së Kampionëve, pikërisht ndaj ekipit të tij të ri.





