Çështja e pasardhësit të Ferguson tashmë një kohë është debat i hapur, me shumë emra që janë lakuar viteve të fundit, përfshirë edhe Jose Mourinhon dhe Pep Guardiolën.
Megjithatë, mediat angleze mendojnë se Ferguson e sheh pikërisht Giggsin si pasardhës të tij në karrigen drejtuese të Djajve të Kuq.
Mesfushori, i cili do të mbushë 39 vjet sezonin e ardhshëm, është lidhur me rolin e zbrazët të menaxherit të Uellsit pas vdekjes së Gary Speed, dhe lojtari është duke menduar të vazhdojë karrierën e menaxherit menjëherë pasi të varë këpucët.