Bordi i FIFA-s është duke shikuar që të mbrojë lojtarët nga lëndimet dhe kështu të mbahet cilësia e futbollit deri në minutën e 120-të.
“FIFA task force për futboll 2014, komiteti mjekësor dhe komiteti futbollistik përkrahin idenë për të mbajtur në nivel cilësinë e futbollit, duke shtuar edhe një zëvëndësim gjatë vazhdimeve të një ndeshje”, shkruan në komunikatën e FIFA-s.
Një takim pritet të mbahet në Angli më 3 mars për të diskutuar nëse ky ndryshim do të implementohet.





