Euro 2012, dera e hapur për Di Natalen dhe Tottin

Trajneri i Italisë, Cesare Prandelli, ka thënë se Antonio Di Natale dhe Francesco Totti do të merren në konsideratë për Kampionatin Evropian të futbollit- Euro 2012, ndërsa ka shpresuar që t’i ketë në dispozicion edhe Antonio Cassanon dhe Giuseppe Rossin.
Di Natale e Totti mbeten figura kryesore në klubet e tyre respektive, Udinese dhe Roma, ndërsa ka pasur zëra se ata mund të ftohen sërish në kombëtare.

“Dera është e hapur për të gjithë”, ka thënë Prandelli për Sky Sport24.

Në fazën grupore të Euro 2012, Italia do të ketë punë me kampionin në fuqi, Spanjën, pastaj Irlandën dhe Kroacinë.