Durante bëri këto pohime në një intervistë për portalin shqiptar të tifozëve të Interit, fc-inter.net. Njëkohësisht, pohimi serioz i Duarntes për futbollin kosovar është i pari i këtij lloji bërë nga ndonjë agjent i FIFA-s.
“Nuk e njoh mjaft mirë futbollin kosovar, por jam në dijeni se ka talentë të mëdhenj. Problemi është te organet e larta dhe ky është një problem i madh që unë shpresoj se mund të zgjidhet sa më shpejt”, theksoi Durante.





