Pas muajve të tërë me spekulime rreth të ardhmes së 28-vjeçarit, ai vendosi që të nënshkruante kontratë të re pesëvjeçare me Giallorossët.
“Ajo që më frymëzoi ishte pasioni për këtë skuadër dhe këta njerëz. E kuptova se kam krejt çka më duhet këtu”.
“Rruga e nënshkrimit të kontratës ishte paksa e gjatë dhe unë hezitoja. Kam dëgjuar mijëra njerëz të kenë thënë se ky ishte fundi (i qëndrimit tim këtu), por unë gjithmonë e kam ditur se do ta zgjidhja këtë”, citon Tuttosport fjalët e italianit.





