30 vjeçari pësoi një frakturë në këmbë gjatë Botërorit të Klubeve dhe është në garë me kohën për të qenë i gatshëm për Kampionation Europian, Euro 2012.
“Varet nga rikuperimi i tij, por mendoj se në fund të prillit, ai do të luajë përsëri. David Villa është i mrekullueshëm. Edhe pse njerëzit e shohim këtë si të çuditshme, ai po punon më shumë se kurrë. Ai është shumë i fokusuar që të kthehet sa më shpejt që është e mundur”, tha agjenti Victor Onate.





