“Dëshironi gjithmonë të fitoni, me ose pa Ibrahimovicin. Ky është mentaliteti i të dy ekipeve që nga fillimi i sezonit”.
“Ibra sigurisht se jep më shumë pika referimi, për shkak se është lojtar i madh, por Milani është i fortë, me ose pa të. Ne kemi bërë një hap vendimtar, duke u bërë përsëri konkurrues. Kjo është krenari për ne, për ekipin, për klubin. Ne duhet të dëshmojmë se jemi të gatshëm të vazhdojmë në këto nivele”, tha Conte.





