Blutë u mposhtën 3-1 në San Paolo Stadium me David Luiz që reagoi dobët në golin e dytë të Ezequiel Lavezzit.
“Ne e dimë se ai (Villas-Boas) vazhdon të punojë fuqishëm për ne. Ai përgatitet çdo ndeshje me 100 për qind përkushtim dhe e vlerësojmë këtë. Por nëse keni lojtarë në fushë të cilët bëjnë gabime, ai nuk mund të ndihmojë në këtë gjë”, ka thënë Cech.





