Shkruan: Bedri HALIMI | |
YMER PRIZRENI Librin me poezi të autorit Bedri Halimi, “Kënga e lumit”, mund ta shkarkoni falas në sektorin: (E falënderojmë përzemërsisht autorin) | |
1 Vjeshtë e moçme ishte atëherë Kur u zunë rrugët Fushat filluan të na i errësojnë Me pellgje gjaku E qentë nuhasnin si statuja pa krah Nuk kishin mall për Shqipëri e as për shqiptarë As kujtesa nuk u punonte Në tokë të huaj vdiqën turistë 2 Eh Ymer Prizreni Dirigjent i Orkestrës së Vjetër Pasardhës i rojeve të Kështjellës Ti mendoje për tokën, për detin Që të ketë buzëqeshje njerëzore Nuk mbaje fjalim nga zyrat e fildishta Me Ty larg dëgjohej Kënga e ushtarit të vjetër Dhe luhej për mrekulli vallja shqiptare 3 Ymer Prizren, poemë e pambaruar kurrë Është e dhembshme, shumë e dhembshme Kur ke frikë t’i afrohesh detit E Ti je deti vetë Që me dallgët tua luftoje trishtimin me stuhi Për të ardhur te Ti Ti thua se mund të vijnë Vetëm ata që besojnë se drita nuk vritet S’ia vlen, s’ia vlen jo të nisen tek unë Ata që lirinë e pandehin si një lavire As ata që e kanë humbur udhën në oborr As ata që nuk duan ta shohin diellin Askush shpresën s’ka arritur ta vrasë As Ty o Ymer Prizreni Ti je vetë shpresa që s’vdes kurrë 4 Ku janë Kainët? Ku i kanë shtretërit? As varre s’do të ketë për ta Se varri është në Tokë E Toka është e shenjtë or tungjatjeta Prandaj mos harxhoni kot asnjë grusht dhe Për ata që ecin me arkivol në shpinë 5 Përse mendohesh o Ymer Prizreni Buzëqesh he burrë Se rrufeja çan dhe shkëmbin Por kurrë Kalanë e Vjetër Ti do të vish! Do të vish se s’bën! Po s’erdhe, As zogjtë e detit nuk do të fluturojnë Në hapësirën e kaltër 6 Kam mall për Ty o Ymer Prizreni Si s’të desha pak më shumë Po Ti do të na durosh patjetër mëngjeseve Është dashuria për tokën Që të shtyn ta bësh këtë, Ymer Tingujt e jetës marrin frymë me emrin tënd Vrasësit e ëndrrave të bardha kanë frikë Nga Ti - statujë e lirisë Dhe gatuajnë tragjedi të reja E nganjëherë na kafshojnë Duke dashur të na puthin 7 Ujqërit e vjetër janë të pakapshëm përsëri Rrinë gati me tehun e shpatës në dorë Po ti Ymer, e doje fort Shqipërinë he burrë Por jo pa Kosovën Ti edhe sot troket në zemrën e njerëzve Ti i urren prometejt e rrejshëm Përse Ymer Prizreni jemi atdhe i mërzisë 8 Ku është vatani - jepni çdo gjë për të Atëherë çdo pikëllim do të rëndojë lirë Edhe mbi supet e kohës sime Sot hyjnë e dalin njerëzit në atdheun pa atdhe E nga pak ankohen në Ju Që s’ua sollët parajsën në këtë botë Kanë brengë në shpirt Prandaj presin si qentë e braktisur O Ymer Prizreni 9 Edhe sot në kohë ka lypës kohe Përpjekja për ta është diç e kotë Edhe ndihmës të zotit ka sot Me gur të shenjtë që ligjërojnë si ujku plak Por, celulat lëvizin Pa lëvizje s’do kishte jetë Ani pse lypsarët rebelohen me pagjumësinë Ata duan rosa Për zotin rosa Ama të majme Kufomat kërkojnë botë tjetër Pa plazhe me gjëra të dobishme Të bëjnë shaka me identitetin Për ta zgjatur natën Mbajnë fijen e shkrepëses në dorë As mërziten për vitet e djegura 10 Dhe Pelegrinët presin diçka t’u sjellë fat Nga idhujt e rremë Trishtohen nga hija që i ndjek pas Ymer burri I vetmuari i largët Njeriu e koha nuk do të lënë gërmadhë Shpirti yt do t’ua presë ëndrrat njerëzve pa pendim Malli për Ty nuk është vetëm Dhjetë Qershori Dashuria pas ndarjes harrohet vetëm nga ndjekësit e dashurisë E sofra e historisë i shënon të gjitha o Ymer Atdheu Emri Yt i thur himn flamurit Me një gur e një trung Të mos mërdhihen zogjtë dimrit Emri yt – kujtesë atdheu me plisa të bardhë Emri yt – psalm për tokën në çdo kohë Emri yt – zgjim nga gjumi i fundvjeshtës 11 Do të nisemi udhës sate Me këngën e Lumit në gojë Frymëmarrje të lirë Të kenë edhe rrudhat gjatë dimrit Kemi nostalgji për ty Ymer Që hyre në mbretërinë e amshimit E ne s’harrojmë të të kujtojmë Sidomos para shkreptimës Kur përrenjtë fillojnë të thahen Me emrin tënd në luftë çdo gjë gumëzhin Se në gjumë as të qarat nuk kanë kuptim 12 Kujdes me fjalën e dëshpëruar thua Ti Bukuri e ftohtë pa kallinj është ajo Dijeni se bereqeti i saj është dëshpërimi Mbrëmë dikush tha se të rënët Janë këngët e lirisë Pylli nuk rrallohet po t’i presësh lisin Në luftë trimi tregon trimërinë Pas lufte trimëri tregon vetëm frikacaku Ruhuni nga kundërshtarët e mi Nga tregtarët e flamujve Nga kombëtarët që lindin pas luftës E kur të jeni të mërzitur shumë Mos harroni ndërtojeni Piramidën Do të vij t’u ndihmoj dhe unë Pjesë nga libri e poezi “Kënga e lumit” | |
Home »
» Bedri Halimi, “Kënga e lumit”





