“Unë nuk mendoj se Milani është në krizë. Ne jemi ende në garë në çdo front edhe pse Juventusi është më pranë finales së Coppa Italias se sa ne”.
“Është e vështirë të bëni parashikime, por me rëndësi është që t’i mblidhni pikët. Ne kemi humbur tri nga katër ndeshjet e fundit, ne duhet të përmirësojmë rezultatet tona. E vështirë do të jetë ndeshja ndaj Udineses. Duhet të jemi të durueshëm dhe të kujdesshëm. Një moment shpërqëndrimi mund të kushtojë”, potencoi Allegri.





