+10 (VIDEO)

Real Madridi ka shënuar fitore prej 4-2 përballë Levantes në Santiago Bernabeu për t’u konsideruar tashmë një favorit i madh për ta fituar titullin e kampionit të Spanjës.
Ishin mysafirët ata që shënuan të parët me anë të Gustavo Daniel Cabral (5’), por pa përfunduar pjesa e parë, Cristiano Ronaldo barazoi nga penaltia (45’), ndërsa Levante mbeti me një lojtar më pak në fushë, pasi Iborra mori kartonin e dytë të verdhë.

Pesë minuta brenda pjesës së dytë (50’), pas një krosimi të bukur të Gonzalo Higuain, Ronaldo i kaloi Mbretërit në epërsi.

SuperRonaldo kompletoi het-trikun e tij në minutën e 57-të, megjithatë mysafirët nuk dorëzoheshin.

Ata arritën që të shënojnë sërish, ndërsa realizues ishte Arouna Kone (63’).

Mirëpo, çdo shpresë eventuale për barazim ua shoi Karim Benzema, i cili pranoi një top nga Ronaldo për ta shënuar golin e katërt të vendasve (66’).

Kjo fitore e largon Real Madridin me dhjetë pikë nga Barcelona që këtë xhiro u mposht nga Osasuna.