Është pritur që francezi të shpenzojë para pas lëndimeve të shumta të lojtarëve të tij, por duket se ai beson në riaftësimin e tyre.
Topçinjtë kanë probleme sidomos në mbrojte që ka ndikuar në rezultatet e skuadrës. Megjithatë, Wenger shpreson në rikthimin e shpejtë të Andre Santos dhe Kieran Gibbs.
Arsenali aktualisht gjendet në vend të pestë, katër pikë larg vendeve të Ligës së Kampionëve, ndërsa në fundjavë zhvillon sfidën e vështirë ndaj Manchester Unitedit.





