“Nëse shikoni në statistikat e mia, do të shihni se FA Cup është me rëndësi për mua. Nëse shikoni në statistikat e ekipeve tjera, mendoj se të tonat janë më të mira”.
“Edhe vitin e kaluar luftuam për katër tituj. Sa shumë ekipe luftojnë për katër trofe në një sezon? Asnjë. Mendoj se ne gjithnjë luftojmë për të gjithë titujt dhe kështu këtë sezon do të fokusohemi që ta fitojmë FA Cup”, potencoi Wenger.





