Ishte kryetari i klubit nga Emirates, Peter Hill-Wood ai që tha ditë më parë se dështimi për top katërsh nuk do të ishte dhe dështim aq i madh, një pohim që bie në kundërshtim me synimet e strategut francez.
“Për mua do të ishte katastrofë, sepse unë dua të luaj ndaj më të mirëve”, theksoi Wenger.





