Diego Milito e hapi serinë e golave pas një krosimi të Ricardo Alvarez (13’), ndërsa Thiago Motta i entuziazmoi tifozët në Giuseppe Meazza duke e dyfishuar avantazhin (18’).
Me golin e dytë personal (41’), argjentinasi Milito e bëri të qartë se zikaltrit i duan tre pikët, derisa meritor për këtë gol ishte edhe Maicon, i cili e bëri asistimin.
Edhe në pjesën e dytë fjalën e patën vendasit. Giampaolo Pazzini e katërfishoi epërsinë e Interit (56’), falë angazhimit të Militos, i cili ishte i disponuar në këtë takim.
Nerazzurët nuk u ndalën me kaq. Porsa hyri në lojë, Marco Faraoni me një vole nga jashtë gjashtëmbëdhjetëmetërshi, e ngriti edhe më shumë epërsinë e vendasve (79’).
Interi aktualisht gjendet në pozitën e pestë në tabelë me 29 pikë, vetëm pesë pikë më pak se liderët Milan e Juventus, që kanë nga një ndeshje më pak të zhvilluar