Victor Sanchez nënshkruan për Espanyolin

Ish-lojtari i Barcelonës, Victor Sanchez, ka nënshkruar kontratë prej tre vjet e gjysmë me rivalin lokal të Blaugranëve, Espanyol.
Mesfushori i shkathët, i cili mund të luajë edhe në mbrojtje, është pa skuadër për shkak të kolapsit financiar të Neuchatel Xamax, që shpalli bankrot javën e kaluar.

Espanyoli ka konfirmuar se 24-vjeçari, i cili ka veshur fanellat e Jerez dhe Getafe gjatë kohës sa ishte lojtar i Barcës, është rikthyer në Kataluni.

“Victor Sanchez ka nënshkruar për RCD Espanyol për pjesën e mbetur të këtij sezoni dhe për tre të tjera pas tij”, shkruan në komunikatën e lëshuar nga klubi spanjoll.