Topçinjtë shpresojnë këto ditë të kompletojnë transferimin në formë huazimi të golashënuesit më të mirë të të gjitha kohërave të klubit dhe Van Persie është i ngazëllyer që sërish do të jetë në krah të francezit.
“Është fantastike. Për të rikthimi në klub është diçka shumë e guximshme. Ai nuk ka asgjë të dëshmojë. Ai ka një statujë këtu – vetëm disa lojtarë e kanë atë. Ai theu çdo rekord te Arsenali – ai fitoj gjithçka këtu”, ka deklaruar Van Persie për faqen zyrtare të Arsenalit.





