Në minutat e para të ndeshjes, mysafirët u shfaqën të rrezikshëm, mirëpo me dy gola të shpejtë, me anë të Xavi Hernandez (10’) dhe Lionel Messi (12’) u duk që Blaugranët do ta shkelnin skuadrën nga Sevilla.
Porse, mysafirët fillimisht e ngushtuan rezultatin në pjesën e parë me golin e Ruben Castro (32’), ndërsa në pjesën e dytë Roque Santa Cruz i barazoi shifrat (52’).
Mirëpo, përjashtimi i Mario Alvarez me kartonin e dytë të verdhë (71’), ua lehtësoi punën vendasve, të cilët shënuan edhe dy herë.
Alexis Sanchez riktheu avantazhin e katalunasve pas asistimit të Xavit (75’), ndërsa Leo Messi e realizoi golin e dytë personal nga penaltia (86’).
Kjo fitore e afron Barcelonën në pesë pikë me liderin e La Ligas, Real Madrid.