Sneijder kthehet pas rreth dy muajsh qëndrimi jashtë fushe, ndërsa sulmin zikaltër do ta udhëheqin Diego Milito dhe Giampaolo Pazzini
Një vend në formacionin startues i është siguruar edhe Alexandre Patos, i cili tri ditë më parë refuzoi një ofertë prej 35 milionë eurosh për të shkuar te Paris Saint-Germain.
Fitorja ose barazimi do ta kthente Milanin në krye të tabelës, ndërsa po të fitonte Interi do ta vazhdonte rrugëtimin mbresëlënës drejt kreut të Serie A.
Njëmbëdhjetëshi i Milanit (4-3-1-2): Abbiati- Abate, Nesta, Thiago Silva, Zambrotta- Boateng, Van Bommel, Nocerino- Emanuelson- Ibrahimovic, Pato.
Zëvendësuesit: Amelia, Mexes, Seedorf, Ambrosini, Bonera, Robinho, El Shaarawy.
Njëmbëdhjetëshi i Interit (4-4-2): Julio Cesar- Maicon, Lucio, Samuel, Nagatomo- Zanetti, Thiago Motta, Cambiasso, Alvarez- Milito, Pazzini.
Zëvendësuesit: Castellazzi, Ranocchia, Chivu, Faraoni, Sneijder, Obi, Forlan.





