Serena: Milani i Ibrës fiton në derbi

Ish-futbollisti i Interit dhe Milanit, Aldo Serena, mendon se është Milani me lider Zlatan Ibrahimovic ai që do të triumfojë në derbin e të dielës ndaj Nerazzurëve.
“Ibrahimovic ka gjithçka dhe ai mund të jetë njeriu që do ta vendosë ndeshjen. Por, te Rossonerët janë lojtarë tjerë të cilët mund të bëjnë magji, ose gol, mendoj se Pato dhe Boateng janë të rëndësishëm.

“Shoh Milanin si favorit, pasi Rossonerët kanë më shumë cilësi se sa Interi. Nerazzurët e kanë bërë rikthimin në tabelë dhe po përmirësohen, por Milani është lider. Rossonerët janë impresivë, por më shumë ata e dinë se si të fitohen ndeshjet pa ndonjë problem. Por përsëri, kurrë mos thuaj kurrë në derbi”, potencoi Serena.