Scholes: Më mungoi United

Mesfushori i Manchester United, Paul Scholes, ka pranuar se atij i ka munguar shumë fusha dhe angazhimi me Djajtë e Kuq, ndërsa këtë e vlerëson si shkak pse ai nuk ka menduar dy herë për t’u rikthyer në futboll.
“Më ka munguar klubi më shumë se që kam menduar. Në fund të sezonit të kaluar, unë mendova se ishte koha e duhur për të përfunduar karrierën”.

“Pasi u ktheva në Carrington, duke parë njerëzit dhe duke parë lojtarët që po punonin, vërtet më mungoi më shumë se që kam menduar. Më pas shkova te menaxheri, i thash se dua të kthehem që të luaj futboll. Unë nuk e kam ditur çfarë do të thoshte ai. Nuk e kam ditur cili do të jetë reagimi i tij. Fatmirësisht, ishte pozitiv”, u shpreh Scholes.