Sanchez: Dua të jem si Messi

Sulmuesi i Barcelonës, Alexis Sanchez, ka shprehur dëshirën që të ndjekë hapat dhe suksesin e futbollistit më të mirë në botë, Lionel Messi.
“Te Barcelona unë po shkoj hap pas hapi. Unë e di se nuk kam bërë ende asgjë, por jam i kënaqur për karrierën që kam pasur deri në këtë moment, sidomos për atë që bëra te Udinese, ku dhe u zgjodha një prej lojtarëve më të mirë në Itali”.

“Në anën tjetër, unë e shoh me rëndësi të ngritem ende, dhe kjo po ndodh te Barcelona, ku unë mësova shumë nga Lionel Messi, lojtari më i mirë në botë. Ky ekip dëshiron të vazhdojë së fituari gjëra, unë dua të jem te Barcelona për një kohë të gjatë. Unë dua të ndjek Lionel Messin”, deklaroi Sanchez.