Roma shkel Cesenan

Skuadra e Romës ka regjistruar fitore prej 5-1 kundër Cesenas, në takimin e zhvilluar të shtunën në Stadio Olimpico.
Serinë e golave e filloi kapiteni Francesco Totti, i cili realizoi dy herë në minutat e para (1’ dhe 8’). Me dy golat e shënuar, ikona romake kaloi ish-sulmuesin e Milanit, Gunnar Nordahl, duke u bërë golashënuesi më i mirë të gjitha kohërave me një klub në historinë e Serie A.
Fabio Borini e trefishoi epërsinë (9’) dhe vendosi rezultatin e pjesës së parë.
Në gjysmën e dytë, Eder e ngushtoi epërsinë (59’), por ky rezultoi goli i nderit për mysafirët.
Në vazhdim, Giallorossët shënuan edhe dy herë me anë të Juan (62’) dhe Miralem Pjanic (70’).
Aktualisht Roma mban pozitën e gjashtë në tabelë me dy pikë më pak se Interi që gjendet në vend të pestë.

Related Posts: