PSG tërhiqet nga gara për Tevez

Drejtori sportiv i Paris Saint-Germain, Leonardo, ka njoftuar se klubi francez i ka dhënë fund tentimit për transferimin e sulmuesit të Manchester Cityt, Carlos Tevez.
“I kemi përfunduar negociatat për Tevez. Në këtë moment nuk ka shumë lëvizje në treg”.

“Dukej se kishte një mundësi për ta transferuar atë, dhe ne e analizuam. Megjithatë, në fund nuk mundëm të arrijmë marrëveshje, përkundër ofertës sonë të mirë”.

“Nuk do të bëjmë oferta të tepruara, prandaj i kemi përfunduar bisedimet. Ka marrë fund”, citon L'Equipe fjalët e Leonardos.

Gara për ta transferuar argjentinasin tash do të zhvillohet ndërmjet Milanit dhe Interit.