Sipas njoftimit, argjentinasi së shpejti duhej të udhëtonte për në Paris për të arritur marrëveshje personale dhe të kalonte ekzaminimet mjekësore.
Mirëpo, zëdhënësi i Cityt i ka mohuar këto spekulime duke thënë se ‘pasanikët’ nuk kanë marrë ofertë nga PSG.
“Nuk është e vërtetë. Manchester City nuk ka marrë ofertë nga PSG për shërbimet e Carlos Tevez”, ka thënë ai.





