Pique: Guardiola ka vizion unik

Pep Guardiola ka një filozofi unike të futbollit dhe di si t’ua shpjegojë gjërat të zgjedhurve të tij. Kështu konsideron mbrojtësi i Barcelonës, Gerard Pique.
Trajneri spanjoll ka fituar një numër të madh trofesh me katalunasit që kur e mori timonin e skuadrës, ndërsa Pique ka vetëm fjalë të mira për të.

“Në njërën anë, ai e sheh futbollin në një mënyrë që askush tjetër nuk mundet, dhe pastaj ai e shpjegon më mirë se kushdo tjetër”.

“Shumë trajnerë të thonë të shkosh djathtas ose majtas, por ai të tregon arsyet pse, gjë që ta bën të qartë pse je duke bërë diçka”.

“Mbi të gjitha, është mënyra si të motivon. Shumë skuadra kanë fituar shumë tituj, por pastaj fillojnë të humbin urinë, ndërsa ne po bëhemi gjithnjë e më të uritur”, ka thënë Pique për fifa.com.