Pippo konfirmon: Do të qëndroj te Milani!

Legjenda e sulmit, Filippo Inzaghi, ka njoftuar se ai do të qëndrojë te Milani, së paku deri në fund të sezonit aktual.
Është spekuluar se veterani do të largohet nga San Siro,duke qenë se nuk është në planet e Massimiliano Allegrit, ndërsa Siena ka bërë një ofertë në momentet e fundit të afatit kalimtar, mirëpo ai ka vendosur ta përfundojë kontratën e tij.

“Do të qëndroj këtu. Nuk mund ta nxjerr veten nga ky ambient, të largohem nga Milani, nga tifozët”.

“Ishte e pamundur ta bëja këtë për dy orë, pa i thënë lamtumirë San Siros, ashtu siç kam menduar se do të ishte e drejtë ta bëja dhe siç kam ëndërruar ta bëj”.

“Do të ishte turp po të mos arrija 300 paraqitje me Milanin, pas 12 vitesh si një rossoner dhe me 126 gola të shënuar”, ka thënë Pippo për Milan Channel.