Piatti: Do ta mposhtim Barcën

Sulmuesi i Valencias, Pablo Piatti, është i vetëdijshëm që do të kenë dy sfida të vështira ndaj Barcelonës në Kupën e Mbretit, mirëpo ai beson se Los Che mund të dalin fitues.
“Nuk kam aspak dyshim se mund ta mposhtin Barcelonën”.

“Skuadra është plot pasion dhe ne mezi e presim përballjen”.

“Do të jenë dy ndeshje shumë të komplikuara dhe do të na duhet një shtytje e madhe, por ne do të tentojmë shfrytëzimin e të gjitha armëve tona”, ka deklaruar 22-vjeçari për AS.