Përfundon sezoni për Wilshere?

Mesfushori i Arsenalit, Jack Wilshere, besohet të ketë pësuar një lëndim tjetër gjatë rikuperimit të tij, me spekulimet të cilat thonë se për të ka përfunduar sezoni.
Mesfushori ka munguar gjatë gjithë pjesës së parë për shkak të një lëndimi të rëndë, por goditja e radhës ka ardhur teksa ai po ribashkohej me ekipin në stërvitje. Wenger konfirmoi se Wilshere ka pësuar një lëndim tjetër, por nuk përcaktoi kohën e rikuperimit.

“Ai ka pasur një lëndim tjetër që është duke hetuar për momentin, kështu që nuk mund të jap kohën e rikuperimit. Për momentin po e shikon një specialist dhe së shpejti do të komunikojmë zyrtarisht për çfarë bëhet fjalë. Nuk di asgjë tjetër”, theksoi francezi.