“Përgjegjësia është e imja, sidomos kur ekipi im humb. Fitorja ka shumë baballarë; humbja vetëm mua. Unë jam në futboll qe një kohë të gjatë dhe e kuptoj këtë”.
“Fitoren në finalen e Kupës e festuam të gjithë, por në humbje unë jam prindi i vetëm”, ka pohuar trajneri portugez.
Mourinho, po ashtu, deklaroi se Pepe mund të dënohet nëse shpallet fajtor për shkeljen e qëllimshme që i bëri dorës së Lionel Messit.