Real Madridi për pak sa nuk pësoi disfatë nga Malaga, por arriti të kthejë gjithçka në pjesën e dytë.
Marca shkruan se bosi i Real Madridit ishte më i nervozuar se kurrë gjatë pushimit mes pjesëve, e sidomos pas ndeshjes ishte edhe më i nervozuar kur ka parë lojtarët e tij nëpër foto dhe nëpër kronika televizive duke dhënë intervista nga plazhet më atraktive të botës e disa prej tyre edhe nga klubet e natës.
“Disa lojtarë e marrin pushimin dimëror si pushim, dhe të tjerët i marin vetes kohë për të udhëtuar, ngrënë, pirë dhe të kthehen pak më ndryshe e jo si futbollistë”, theksoi Mourinho.





