Mourinho, dy fjalë me gjyqtarin në parking

Tepër i zhgënjyer nga referimi, Jose Mourinho kësaj radhe mllefin ndaj gjyqtarit e zhvendosi nga konferenca për shtyp, e drejt e në parkingun e stadiumit Camp Nou, ku e ka pritur për një bisedë të shkurtër gjyqtarin e takimit të mbërmjes së kaluar Teixeira Vitienes .
Real Madridit iu mohuan dy penalti dhe goli i Sergio Ramos u anulua në mënyrë kontraverse nga gjyqtari në fjalë, ndërsa kjo nuk kaloi lehtë te Los Blancos, të cilët kanë pasur polemika me gjyqtarin pas takimit.

El Mundo Deportivo shkruan se Jose Mourinho e ka pritur në parkingun e gjyqtarëve në Camp Nou arbitrin Teixeira Vitienes, me të cilin kishte dy fjalë.

“O artist, të pëlqen të manipulosh”, ishin vetëm disa nga ofendimet e Jose Mourinhos drejtuar gjyqtarit në fjalë.