Los Blancos porsa u eliminuan nga Kupa e Mbretit nga rivali i përjetshëm Barcelona, ndaj të cilit kanë pesë pikë diferencë në La Liga. Sa i përket Ligës së Kampionëve, Mbretërit ishin të shkëlqyer në fazën grupore, mirëpo mbetet të shihet se si do të vazhdojnë tutje.
Ndërkohë, tablodi The Sun raporton se presidentit Florentino Perez po i përfundon durimi për trajnerin portugez, i cili vazhdimisht shkakton tensione në raport me mediat, konkurrentët dhe zyrtarët.
“Nuk është fjala për rezultatet, por për imazhin e klubit. Askush nuk dyshon se Mourinho është trajner i shkëlqyer, por situata po bëhet gjithnjë e më e rëndë”.
“Perez e ka sjellë Mourinhon për të fituar trofe. Dhe po të ndodhte ashtu, gjithçka do t’i falej. Mirëpo, kur kjo nuk ndodh, është logjike që Mourinho do të ketë gjithnjë e më pak mirëkuptim (nga ana e klubit)”, ka thënë një burim i brenda Real Madridit.