“Tani për tani, nuk ka kontakt nga klubet jashtë Italisë. Dëshira e tij është të qëndrojë, por nuk ka shenja nga Interi për rinovim. Lojtari është mirë dhe marrëdhëniet e tij me klubin janë të mrekullueshme”, theksoi agjenti Dario Canovi.
Motta ka kontratë me Interin deri në vitin 2013, por mesfushori dëshiron që ta zgjasë qëndrimin e tij në Meazza.