
Në prag të ndeshjes kthyese çerekfinale të Kupës së Mbretit mes Barcelonës dhe Real Madridit që zhvillohet në Camp Nou, edhe bukuroshja dhe bukuroshi i Spanjës kanë dhënë prognozat e tyre, teksa janë fotografuar me fanellat e dy rivalëve të përjetshëm.

Miss Spanja, Andrea Huisgen, ka bërë tifo për Barcelonën duke thënë se madrilenët do të përjetojnë një tjetër humbje në Camp Nou. Sipas saj, Blaugranët do të fitojnë me rezultat 3-1.


Nga ana tjetër, Mister Spanja, Diego Otero, një tifoz i flaktë i Real Madridit, beson se Los Blancos do t’i befasojnë të gjithë duke siguruar kualifikimin në gjysmëfinale të Copa del Rey. Ai thotë se Reali do të fitojë me rezultat 3-2 në Camp Nou.