Vendasit realizuan në pjesën e parë me anë të Stephan El Shaaraëy (24’), mirëpo një minutë pa përfunduar koha e rregullt e takimit Ivan Radovanovic e barazoi rezultatin duke i dërguar skuadrat në vazhdime.
Në vazhdime më të suksesshëm rezultuan lojtarët e Milanit, pasi arritën ta shënojnë golin e fitores përmes Alexandre Patos (100’).
Në çerekfinale Milani do të luajë kundër Lazios.