Milan vs. Inter - Formacionet

Milani ka marrë lajme të mira para derbit ndaj Interit, pasi Thiago Silva dhe Clarence Seedorf janë deklaruar të gatshëm për supersfidën.
Silva ka qenë në dyshim për ndeshjen për shkak të një zgjatjeje muskulore gjë që bëri që ai të mungonte në stërvitjen e të shtunës. Seedorf dhe Taye Taiwo kanë pasur probleme me grip dhe përkundër faktit se holandezi ka vend në përbërje, nigeriani është lënë në shtëpi.




Milan (4-3-1-2)




Abbiati


Abbate – Nesta – Silva - Antonini

Van Bommel – Nocerino - Boateng

Robinho

Pato – Ibra



Nga ana tjetër, Interi është i kompletuar për sfidën e madhe, me të gjithë lojtarët në formacion, pos një dyshimi të vogël për Dejan Stankovic, i cili ashtu-ashtu nuk pritet të luajë.


Inter (4-2-3-1)

Julio Cesar



Maicon – Lucio – Samuel – Zanetti

Motta – Cambiasso

Forlan – Sneijder – Alvarez

Milito