“Këtë sezon Liga e Kampionëve na ka marrë shumë energji, por tash ne e kemi kthyer fokusin dhe vazhdojmë të përmirësohemi”.
“Derisa ishim 2-0 ne rrezikonim të barazojmë. Ne jemi bërë më të përqendruar në mbrojtje. Paraqitja në pjesën e dytë ishte e shkëlqyeshme dhe tash le të vazhdojmë. Shqetësohem se ne mund të bëhemi ca të vetëkënaqur dhe duhet të kishim luajtur më herët si luajtëm kur ishim 3-0”.
“Gjatë dy sezoneve të kaluara ne kemi bërë gjëra të jashtëzakonshme. Ne duhet të vazhdojmë këtë rrugë. Kjo skuadër është zhvilluar shumë për vetëm dy vite”, ka deklaruar Mazzarri.





