The Sun shkruan se mesfushori 28-vjeçar është cak i kamotshëm i trajnerit të Cityt, Roberto Mancini, i cili nuk e ka fshehur dëshirën për të transferuar italianin.
De Rossi, i cili kaloi gjithë karrierën te Roma, do të jetë pa kontratë gjatë verës dhe klubi italian mund të vendosë ta shesë tash, nëse nuk dëshiron që ai të largohet pa asnjë fitim në fund të sezonit.
Mancini ka nevojë për një mbulesë të mesfushorit Yaya Toure, i cili do të jetë në Kupën Afrikane të Kombeve me Bregun e Fildishtë.





