Drejtori sportiv i Paris Saint-Germain, Leonardo, ka deklaruar se e dëshiron ish-bashkëlojtarin e tij në stafin e trajnerëve të klubit francez, ndërsa pas kësaj deklarate u shtrua çështja se pse 43-vjeçari nuk po angazhohet te skuadra që ia kushtoi karrierën e tij.
“Në këto vite unë kam kërkuar të kthehem para Leonardos dhe pastaj para Allegrit, por gjithmonë e kam gjetur derën e mbyllur te klubi”.
“Leonardo (kur ishte trajner i Milanit) më ka dashur pranë skuadrës; unë do t’i shërbeja në çfarëdo roli. Për Allegrin, unë do të isha pika takuese mes skuadrës dhe shoqërisë”.
“Një shpjegim është i qartë- Milani nuk dëshiron të më kthejë”, ka thënë Mladini për Gazzetta dello Sport.