18-vjeçari u transferua me mjaft entuziazëm në Stamford Bridge nga Anderlechti gjatë verës, mirëpo nuk po mund të gjejë vend në formacionin e Bluve, duke qenë se Didier Drogba, Fernando Torres e Daniel Sturridge janë zgjedhjet e para të trajnerit Andre Villas-Boas.
“Duhet të jesh i gatshëm për sakrifica nëse dëshiron të kesh sukses te një klub i madh, prandaj duhet të jem i durueshëm”.
“Sidoqoftë, nëse situata ime nuk ndryshon në gjashtë muajt e ardhshëm, atëherë mund të kërkoj huazim diku tjetër”, ka thënë Lukaku për Sporza, duke zgjedhur klubet nga Anglia dhe Franca si destinacione të mundshme.





