“Duke e ditur se si reagoi Mourinho para se të largohej nga Interi, më jep ndjenjën se ai po planifikon të largohet nga Real Madridi”.
“Nuk e di se cila është arsyeja pas kësaj, dhe si po planifikon të largohet. Megjithatë, mendoj se ai ka nevojë për freski dhe është duke u përgatitur për t’u larguar”.
“Ai ka një karakter shumë të fortë, prandaj ose jeni qind për qind me të ose jeni kundër tij. Ai nxit këtë lloj reagimi, sepse është në karakterin e tij”, ka thënë Suarez për Onda Cero.





