Luca Toni nënshkruan me Al Nasr

Veterani i Juventusit, Luca Toni, ka kompletuar transferimin e tij te skuadra nga Emiratete e Bashkuara Arabe, Al Nasri.
34-vjeçari largohet nga Juventusi një vit pasi erdhi nga Genoa si transferim i lirë. Ai shënoi dy gola në 15 ndeshje për Zonjën e Vjetër, por nuk është paraqitur aspak këtë sezon.

Juventusi, me anë të një deklarate të shkurtër në faqen zyrtare, ka zbuluar se sulmuesi është shitur me kontratë të përhershme te klubi nga Dubai.