Liverpooli pas Lucas Barrios

Liverpool raportohet se synon të transferojë sulmuesin e Borussia Dortmund, Lucas Barrios.
Mediat angleze shkruajnë se Barrios është shndërruar në një prej caqeve të Kenny Dalglish pasi sulmuesi nuk po shkon mirë me trajnerin Jurgen Klopp saqë tash nuk e ka të siguruar as vendin në 11-shen startuese.

Edhe skuadra Queens Park Rangers po ashtu ka shfaqur interesim për lojtarin, por do të tentojë ta transferojë atë vetëm nëse siguron qëndrimin në Ligën Premier në fund të sezonit.