Liverpooli pa fuqi ndaj Boltonit

Bolton Wanderers kanë triumfuar para tifozëve të vet në Reebok Stadium duke e mposhtur Liverpoolin me rezultat 3-1.
Mark Davies shënoi golin e parë (4’), ndërsa Nigel Reo-Coker e dyfishoi epërsinë e vendasve (29’).

Craig Bellamy u dha shpresa mysafirëve duke e ngushtuar epërsinë në pjesën e parë (37’).

Mirëpo, në pjesën e dytë, ishin sërish vendasit ata që shënuan, ndërsa realizues ishte Gretar Steinsson (50’).