“Situata është shumë e qartë. Ne kemi marrëdhënie të mira me Interin dhe me vet lojtarin. Duhet të dini se Interi dëshiron ta mbajë atë, por Motta dëshiron të vijë në Francë. Dhe kjo është shumë me rëndësi për ne”.
“Kështu që do të tentojmë të arrijmë një marrëveshje me klubin e tij, që do t’i përshtatej të gjithëve. Do të ishte plus i madh për klubin nëse ai vjen këtu, por duhet të respektojmë kontratën e tij me Interin”, u shpreh Leonardo.