Pasi të hënën i deklasuan me epërsi prej 31 pikësh (87-56), kësaj radhe ata triumfuan si mysafirë në Amway Center (91-83), edhe atë duke u kthyer nga disavantazhi prej 27 pikësh.
Heroi i takimit ishte Paul Pierce me 24 pikë e 10 asistime, ndërsa kjo ishte fitorja e tretë radhazi e Boston Celtics, ndërkohë për Orlandon ishte humbja e tretë në pesë përballjet e fundit.
Në takimin tjetër, L. A. Clippers e kanë marrë veten pas humbjes në derbi nga L.A. Lakers, për të fituar ndaj Memphis Grizzlies (98-91) në Staples Center.